Skip to content Skip to footer

Insonmia Period

Pagjumësia lind nga faktorë të ndryshëm të cilët vijnë nga rrethana e shkaqe nganjëherë të pashpjegueshme. Kjo ekspozitë është  frymëzuar kryesisht nga marrëdhënia që artisti krijoi gjatë përjetimit vetmitar të gjendjes së tij. Një mendje krijuese nuk fle kurrë, ashtu sikurse as vet arti nuk fle!
Artisti shprehet:
Ndikimi i mungesës së gjumit në krijimtarinë time më bënte të pyesja shpesh veten se si subkoshienca ime është aq e pranishme dhe aq krijuese në ato momente dhe pse pikërisht gjatë natës; pra kjo është  aq sa e bukur dhe e ” frikshme ” në të njëjtën kohë. Do ta ndaja këtë ekspozitë në “nën-cikle” ku në njërin është paraqitur “errësira” e më pas vijnë “ëndrrat me sy hapur”, “dashuritë platonike” dhe “vetmia”. Simbolikat janë të pranishme në veprat që përcjellin zhvillimin e dinamikave të kësaj ekspozite. Pas “ringjalljes” së periudhës së kaluar, kësaj here preken disa skuta të mistershme të jetës dhe mendjes njerëzore, por në një dimension koloristik të shumëngjyrshëm, plot harmoni brenda kësaj dhome boshe dhe të heshtur të pagjumësisë. I vërtetë dhe i sinqertë në atë çka krijoj, ku nuk e fsheh dot atë që përjetoj…

Insomnia arises from various factors that come from circumstances and sometimes inexplicable causes. This exhibition is mainly inspired by the relationship that the artist created during the solitary experience of his condition. A creative mind never sleeps, just as art itself never sleeps!
The artist says:
The impact of lack of sleep on my creativity made me often wonder how my subconscious is so present and so creative at those moments and why exactly at night; so this is so beautiful and “scary” at the same time. I would divide this exhibition into “sub-cycles” where one presents “darkness” followed by “daydreams”, “platonic loves” and “loneliness”. The symbols are present in the works that follow the development of the dynamics of this exhibition. After the “revival” of the previous period, this time some mysterious recesses of life and the human mind are touched, but in a colorful dimension, full of harmony within this empty and silent chamber of insomnia. True and honest in what I create, where I cannot hide what I experience…